zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë/ Humb jetën në rrugë një person

E rëndë në Korçë/ Humb jetën në rrugë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, pranë terminalit të autobusëve, ku një kalimtar ka ndërruar jetë papritur.

Sipas informacioneve nga burime policore, qytetari është ndjerë keq teksa po ecte në rrugë dhe më pas është rrëzuar në trotuar, duke humbur jetën në vend.

Nga të dhënat e para, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një atak kardiak, megjithatë trupi i viktimës është dërguar për autopsi, ku pritet të përcaktohet shkaku zyrtar i ndarjes nga jeta.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave./ Zoom.al

Postime të lidhura