zoom

Aktualitet

E rëndë në Korçë! 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime në trup e kokë

E rëndë në Korçë! 4-vjeçari bie nga kati i dytë i banesës, pëson dëmtime në trup e kokë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbremjen e së enjtes në fshatin Vinçan të Korçës, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës.

Sipas informacioneve paraprake, i mituri ka pësuar dëmtime në trup dhe në kokë si pasojë e rrëzimit. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet në reanimacionin e pediatrisë dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, mjekët kanë vendosur transferimin e 4-vjeçarit drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Ende nuk dihen detaje të tjera mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti.