zoom

Aktualitet

E rëndë në Itali/ 16-vjeçari shqiptar qëllohet me thikë në kraharor

E rëndë në Itali/ 16-vjeçari shqiptar qëllohet me thikë në kraharor

Një 16-vjeçar shqiptar është plagosur rëndë me thikë në kraharor gjatë orëve të vona të së shtunës, në zonën Via Cattaneo, në Itali.

Sipas raportimeve të mediave italiane, sulmi u krye nga një bashkëmoshatar i tij, ndërsa motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Një nga pistat kryesore që po hetohet nga autoritetet është ajo e një tentative për grabitje që ka përfunduar në përdorimin e dhunës.

I riu shqiptar u transportua menjëherë në spital dhe u shtrua në repartin e terapisë intensive pediatrike. Burime spitalore bëjnë me dije se, pavarësisht plagës së thellë, ai nuk është në rrezik për jetën.

Sipas hetuesve, i mituri po ngurron për të bashkëpunuar, duke mos ofruar informacione të mjaftueshme mbi autorin apo motivet e ngjarjes.

Ndërkohë, policia ka nisur grumbullimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit./ Zoom.al

Postime të lidhura