Aplikacion
Të paktën nëntë persona dhe autori kanë humbur jetën pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë.
Autori thuhet se u gjet i vetëvrarë në një nga banjot e shkollës. Lajmi është raportuar nga media austriake “Kronen Zeitung”.
I riu dyshohet se hyri në dy klasa në shkollën e mesme austriake, duke qëlluar me një pushkë gjuetie të regjistruar rregullisht. Gazeta gjermane Bild raporton se mes viktimave janë katër vajza 10-vjeçare të klasës së pestë dhe tre djem 13-vjeçarë të klasës së tetë.
Video! Unvorstellbar:🚨So verlief die Evakuierung der Grazer Schüler
— AUF1 (@AUF1TV) June 10, 2025
Dramatische Szenen: Unter dem Schutz schwer bewaffneter Polizeikräfte wurden die Schüler aus ihren Klassenzimmern und der Schule evakuiert. Die Polizei hat inzwischen Entwarnung gegeben. Eltern dürfen nun zu… pic.twitter.com/35BufAkdTT
Përveç dhjetë të vdekurve, 28 persona të plagosur po trajtohen aktualisht në spitale. Të paktën katër prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, ku disa prej tyre thuhet se janë qëlluar në kokë.
Autori bëhet e ditur se ishte nxënës në Borg dhe, siç raportohet nga Kronen Zeitung, e konsideronte veten viktimë të ngacmimit.
Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “BORG”. Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi të martën rreth orës 10:00. Forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën.
Numri i të vdekurve u njoftua nga mediat lokale, teksa ministri i Brendshëm Gerhard Karner ende nuk e ka konfirmuar atë./ Zoom.al