Aplikacion
Një 45-vjeçar shqiptar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në qeli.
Ngjarja ka ndodhur në stacionin e policisë së Mouzakit në Karditsa, kurse emri i viktimës nuk u zbulua.
Sipas raportimeve paraprake të mediave helene, 45-vjeçari rezulton se ishte ndaluar pas një incidenti në sheshin e Mavromatiout dhe po mbahej në qelinë e paraburgimit.
Ai ka përdorur çarçafin e krevatit, të cilin e ka lidhur tek kangjellat dhe është vetëvarur. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

