zoom

Aktualitet

E rëndë në Greqi/ 23-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

E rëndë në Greqi/ 23-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik që ndodhi në zonën e Atikës, në Greqi.

Sipas mediave lokale, aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të para të së premtes, kur 23-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij. Më pas makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat, duke u përmbys.

Pesë zjarrfikës kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë të riun nga automjeti, i cili më pas është transportuar në spital.

Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet greke po vijojnë hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike./ Zoom.al

Postime të lidhura