Aplikacion
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Gjirokastër ku një 17-vjeçar është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 10-vjeçar.
Ngjarja e shokuese raportohet se ka ndodhur në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç.
17-vjeçari, banues në lagjen Zinxhira, raportohrt se është larguar në drejtim të shtetit Grek, para se 10- vjeçari dhe prindërit e tij, të shkonin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim.
Të miturit janë marrë në pyetje në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.
Ndërsa 10-vjeçari pritet t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor në Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për dokumentimin ligjor të rastit.