Aplikacion
Një efektiv i forcave speciale “Shqiponja” ka mbetur i plagosur këtë të mërkurë në Dibër, gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë kanë ndërhyrë në një banesë trekatëshe për arrestimin e të dyshuarit. Gjatë operacionit, efektivi 40-vjeçar Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi, duke pësuar lëndime.
Rrethanat e plota të incidentit nuk janë bërë ende të ditura. Nuk përjashtohet as mundësia që efektivi të jetë plagosur me armë zjarri, pasi sipas burimeve nga vendngjarja janë dëgjuar edhe krisma. Megjithatë, dinamika e saktë e ngjarjes pritet të zbardhet nga hetimet.
Fillimisht, i plagosuri ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.