zoom

Aktualitet

E rëndë në Berat, 54-vjeçarja hidhet nga kati i tretë dhe vdes në vend. Emri dhe detajet e Policisë

Një 54-vjeçare nga qyteti i Beratit ka vendosur t’i jap fund jetës, duke u vetëhedhur në rrethana e motive ende të pacaktuara zyrtarisht, nga ballkoni i katit të tretë të banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Muzakaj”, kurse policia vendore konfirmoi se menjëherë pas hedhjes ka humbur jetën.

Viktima bëhet me dije se është Bukurie Sherifi, teksa policia vendore nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve, teksa mësohet se vuante edhe nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej vazhdimisht.

Burime zyrtare policore bënë me dije se, viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor prej kohësh dhe ishte kthyer në banesë disa javë më parë nga një Spital Psikiatrik, me qëllimin që të merrte rregullisht medikamentet.

Ajo jetonte me të motrën dhe aktin e vetëvrasjes e ka ndërmarrë në momentin kur e motra kishte dalë për të bërë pazar.

Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë kriminale, të cilët pas këqyrjes së vendngjarjes dhe hetimeve paraprake, konfirmojnë se ngjarja është një akt flijimi, ose aksidentale, si dy pistat e vetme që po verifikohen për momentin. /ZOOM.AL/