zoom

Aktualitet

Ngjarje e rëndë në Tiranë – 47-vjeçari hidhet nga kati i 3 i spitalit të Traumës dhe vdes në vend

Një 47-vjeçar kreu vetëvrasje mëngjesin e kësaj të diele në Tiranë.

Rreth orës 05:30, sipas policisë, shtetasi me inicialet M. H. u ngjit në katin e tretë të spitalit të Traumës dhe u hodh.

Si pasojë e dëmtimeve të rënda, ai ndërroi jetë në vend.

47-vjeçari ishte i shtruar në spitalin e Traumës, ku mjekohej për një plagë që i kishte shkaktuar vetes me thikë në Tepelenë.

Referuar policisë, 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.