zoom

Aktualitet

E RËNDË! Iu shkëput nënës nga dora, makina përplas 8-vjeçaren në Sarandë

Aksident në Sarandë, ku një automjet ka përplasur një vajzë 8 vjeç. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.1 të qytetit para pak orësh.

E mitura me inicialet A.M., po kalonte rrugën bashkë me nënën e saj, por në një moment pasi ishte shkëputur pak nga e ëma, është goditur nga automjeti që drejtohej nga shtetasi M. Marku, banues ne Ksamil.

Fëmija ndodhet jashtë rrezikut në spitalin e Sarandës. Policia ndodhet në vendngjarje.