zoom

Sport

E quanin “Neverkursen”, por tani është Leverkursen. Xhaka dhe qyteti çmenden në stadium (VIDEO)

Quhej me ironi “Neverkursen”, pasi kurrë nuk kishte fituar një kampionat në Bundesligë, edhe pse kishte dalë në një finale Champions.

Leverkusen shkroi historinë, duke fituar titullin kampion në histori pas 120 vitesh. “Aspirinat” siguruan trofeun sot pasdite, pas fitores 5-0 në “Bay Arena” ndaj Werder Bremen.

Tifozët nuk presin të mbarojë sfida dhe zbresin në fushë për të festuar titullin kampion për herë të parë. Pas golit të 5-të të shënuar nga Wirtz (tripletë), ata kanë zbritur të gjithë për të nisur festën e magjishme.

Leverkusen fitoi titullin kampion në Bundesligë, për herë të parë në histori. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu këtë sezon, duke ia dalë të lërë mbrapa në rënditje edhe Bayern.

Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit (pas fitores ndaj Werder), tifozët dhe lojtarët kanë shpërthyer në festë, pasi matematikisht siguruan trofeun e Bundesligës. Siç shihet, mesfushori me origjinë shqiptarë, Granit Xhaka nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes. /ZOOM.AL/