zoom

Bota

“E preferuara e Putin”/ Vritet me minë gazetarja ruse

“E preferuara e Putin”/ Vritet me minë gazetarja ruse

Një gazetare ruse humbi jetën në moshën 35-vjeçare, teksa raportonte pranë kufirit Rusi-Ukrainë.

Gjatë kohës që Anna Prokofieva ishte në krye të detyrës, mjeti me të cilin ajo udhëtonte përplasi një minë tokësore.

Ngjarja ndodhi në rajonin Belgorod. Pas shpërthimit, kameramani mbeti i plagosur rëndë.

Anna Prokofieva ishte korrespondente lufte për rrjetin televiziv shtetëror të Rusisë “Channel One”. Ajo konsiderohej si një nga gazetaret e preferuara të Vladimir Putin.

“Mina tokësore ishte vendosur nga ushtria e Ukrainës. Prokofieva vdiq duke kryer detyrën e saj profesionale”, tha televizioni në një reagim pas ngjarjes së rëndë./ Zoom.al