zoom

Të gjitha

“Ajo është më e çmendura në planet…”/ Ylli televiziv Bethenny Frankel: Deep do të arrijë Papën

Bethenny Frankel ka sulmuar Amber Heard në mes të gjyqit të vazhdueshëm për shpifje kundër ish-bashkëshortit Johnny Depp.

Ish-ylli i serialit “Real Housewives of New York City” mori pjesë në podkastin e saj “Just B with Bethenny Frankel” për të dhënë mendimet e saj mbi gjyqin.

“Johnny Depp duket si hero vetëm në një marrëdhënie me Amber Heard”, tha Frankel. “Johnny Depp do të arrijë Gandin dhe Papën, sepse ai ishte në një lidhje me gruan më të çmendur që ka ecur në këtë planet”, u shpreh aktorja.

“Jam e sigurt se mbretëresha Elizabeth po e thërret atë duke thënë: “Eja këtu, dua të të jap një titull kalorësie sepse tani je heroi në këtë histori të çmendur”, e pra Frankel duket se nuk i ka kursyer kunjat ndaj aktorit.

Bethenny Frankel kritikoi gjithashtu Johnny Depp. Biznesmenja dhe filantropistja vazhdoi të kritikonte ashpër duke mos u kursyer ndaj Johnny Depp.

“Më vendos pranë Shrekut! Unë do të jem bashkë-prezantuese e Met Gala vitin e ardhshëm me Anna Wintour!” E pra si duket Bethenny ja ka lënë në fajin më të madh Heard edhe pse nuk ka lënë mbrapa kritikat e ashpra kundër Depp./L.K

/Zoom.al