zoom

Sport

E pabesueshme, Marc Marquez dhe Honda i japin fund “martesës” pas një dekade

E pabesueshme, Marc Marquez dhe Honda i japin fund “martesës” pas një dekade

Marc Marquez dhe Honda do t’i japin fund bashkëpinimit në fund të këtij sezoni.

Pas 11 vitesh martesë midis numrit 93 dhe HRC në të cilat ata arritën së bashku të fitonon gjashtë herë Kampionatin Botëror, pesë kurora të trefishta, 59 fitore, 101 podiume dhe 64 pole position, vjen divoric.

“Me një vit të mbetur në kontratën e tyre katërvjeçare, Honda HRC dhe Marc Marquez kanë rënë dakord reciprokisht për të përfunduar bashkëpunimin e tyre në fund të sezonit të Kampionatit Botëror MotoGP 2023. Të dyja palët ranë dakord se ishte në interesin e tyre më të mirë që të ndiqnin rrugë të tjera në të ardhmen për të arritur më së miri qëllimet dhe objektivat e tyre përkatëse”, thuhet në komunikatën e skuadrës japoneze. /zoom.al/