zoom

Aktualitet

E FUNDIT/ 50 mijë litra naftë kontrabandë, sekuestrohet anija e peshkimit në portin e Durrësit

Sekuestrohet nje anije peshkime me naftë kontrabandë në portin e Durrësit. Burime nga policia dhe dogana thonë se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra naftë.

Anija “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet që ka naftë kontrabandë në hambarin e saj. Anijet e pëshkimit, prej vitesh bëjnë kontrabandë nafte.

Ato e marin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

Por me gjithëse janë kapur disa raste, policia nuk ka arritur asnjëherë deri te porositësit.

Një anije që solli naftë nga Libia pak muaj më parë u kap përpara se të shkarkohej në Porto Romano.
Kur kapiteni u arrestua, për shkak se përveç kontrabandës, ishte në shkelje të embargos ndërkombëtare, ai tha se nafta ishte porositur nga shoqëria Kastrati.

Megjithatë, policia dhe prokuroriq nuk i çuan asnjëherë hetimet deri tek Porositësit. /Zoom.al