zoom

Aktualitet

E rëndë në kryeqytet, 70-vjeçari rrëzohet në rrugë dhe vdes. Çfarë dyshon policia

Një ngjarje e rëndë dhe tragjike ka ndodhur në kryeqytet mëngjesin e sotëm.

Njëi moshuar rreth 70 vjeç, për të cilin po punohet edhe për identifikimin, ndërsa po ecte i vetëm ka rënë në asfalt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshimet e para të arsyeshme të policisë janë për vdekje natyrore, një atak kardiak i mundshëm por ekspertiza do përcaktojë shkakun e vërtetë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kongresi” në Tiranë. Në vendin e ngjarjes ndodhet ekipi i urgjencës dhe policia e Komisariatit Nr. 3.

Dyshohet sipas mjekëve se i moshuari ka pësuar atak kardiak dhe ka qenë i pamundur dërgimi i tij në spital, pasi ka ndërruar jetë menjëherë. Ndihma e parë dhe mbërritja e grupit mjekësor kanë rezultuar të panevojshme. /ZOOM.AL/