zoom

Të gjitha

Ronela Hajati pretendon finalen në Eurovizion

E ftuar në emisionin “Ditë pas dite” në RTSH Ronela Hajati që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion  ka ndarë disa detaje për performancën e saj.

“Pa modesti fare e them që do të jetë një super performancë në gjithçka, që nga look-u e deri te pjesa e baletit. Nuk po zbuloj më tepër, por do të jetë vërtetë shumë e bukur,”- tha ajo.

Ronela tregoi se ditët e realizimit të klipit kanë qenë shumë të ftohta, e pavarësisht kësaj është bërë një punë kolosale. Fabulën e kësaj ideje e përcolli në mënyrën më të mirë të mundshme Ledion Liço.

Këngëtarja tha se kënga është pritur shumë mirë dhe në fakt shifrat flasin vetë. “Sekret” është ndër këngët më të klikuara dhe më të pëlqera këtë vit.

Ajo pretendon finalen dhe kjo do ishte gëzimi më i madh, pavarësisht se do bëjë më të mirën për të përfaqësuar Shqipërinë denjësisht. Ronela u shpreh gjithashtu se do të na dhurojë emocione të jashtëzakonshme nga Torino./L.K

/Zoom.al