Aplikacion
I mituri shqiptar, i cili vendosi të denonconte të atin në policinë greke për dhunë në familje, ka treguar se çfarë ka përjetuar së bashku me nënën e tij prej disa vitesh nga i ati.
15-vjeçari, që gjeti forcën të shkonte ne komisariat dhe të denonconte sjelljen abuzive të të atit, tregoi se dëshiron të mbrojë nënën e tij dhe ta largojë këtë njeri nga jeta e tyre.
Prej moshës 6-vjeçare, siç shprehet ai, ka përjetuar dhunë në shtëpinë e tij, ku është dhunuar së bashku me të ëmën nga 50-vjeçari
“E dua, por kur pi bëhet keq”, tha i mitur. “Ai më ka goditur shumë herë, më është dashur të qepja këmbën kur babai një herë më ndoqi dhe unë vrapova për të shpëtuar por rashë dhe e godita”.
Gjatë këtyre viteve, ai ati i ka dhunuar duke i goditur me grushte e shqelma, ndërsa vetëm të dielën e kaluar ka parë sërish nënën e tij me të nxira në sy, duke qarë dhe duke treguar se ka dhimbje.
“U ktheva në shtëpi dhe e pashë, kur e pyeta më thanë se nuk kishte ndodhur asgjë”, thotë ai. Por ai vetë nuk i besoi dhe nga nervat e kapi për fyti të atin.
Situata u qetësua derisa erdhi dita e nesërme kur 15-vjeçari shkoi ta denonconte. Dhe kjo pasi siç thotë ai, teksa ka qenë jashtë shtëpisë e ka marrë një telefon një shoqe e nënës së tij, e cila e mërzitur i ka thënë se 44-vjeçarjes iu ishte rritur tensioni.
“Sapo e dëgjova, mendova se babai e goditi sërish dhe njoftova policinë. Isha larg shtëpisë, kështu që shkova në komisariat për të thënë se kisha frikë për jetën e mamasë sime”, thotë ai.
I mituri tha për Protothema.gr se babai i tij është një person i mirë që kur konsumon alkool bën gjëra të këqija.
“Ajo që dua është që ne ta ndihmojmë, ai të vazhdojë jetën i lirë dhe nëna ime të qetësohet. Nuk dua të jem pranë tij. Nuk është njeri i keq, thjesht nuk di çfarë bën kur dehet”, nënvizon 15-vjeçari.