zoom

Aktualitet

E dhimbshme/ Gjendet e vdekur në banesën e saj në Zvicër 27-vjeçarja kosovare, mister shkaqet

Një vajzë e re nga Deçani i Kosovës, njoftohet se është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Zvicër dhe në rrethana dhe motive të panjohura.

Media kosovare raportoi lajmin se Vitesa Kukalaj ndërroi jetë në moshën 27-vjeçare. Policia dhe Prokuroria në shtetin helvetik po e hetojnë rastin si vdekje të dyshimtë.

Lajmin për vdekjen e 27-vjeçares e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, miqtë, shokët e dashamirët se më e dashura jonë Vitesa (Amir) Kukalaj, në moshën 27 vjeçare papritmas ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër me datë 06.06.2024 ( e enjte), në orën 14:00, në varrezat e fshatit Voksh.

E pamja vazhdon dy ditë pas varrimit në fshatin Voksh. Vitesa iku në moshë të re duke na lënë përjetë të pikëlluar. Do të kujtojmë gjithmonë me mall e dashuri!”, thuhet në njoftimin e familjes. Shkaqet e vdekjes mbeten ende të panjohura zyrtarisht. /ZOOM.AL/

Postime të lidhura