Aplikacion
Pas marrëveshjes për shitjen e Nicola Zalewskit tek Atalanta, Interi po punon për një tjetër largim, atë të Kristjan Asllanit.
Mesfushori shqiptar është nxjerrë në shitje që prej fillimit të korrikut dhe aktualisht Bologna ka kaluar në avantazh ndaj Torinos për ta transferuar.
Interi e vlerëson kartonin e tij jo më pak se 15 milionë euro dhe preferon një shitje të plotë ose një huazim me detyrim blerjeje. Bologna nga ana tjetër kërkon formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, që do të kthehej në detyrim vetëm në kushte të caktuara.
Diferencat lidhen kryesisht me formulën dhe jo me vlerësimin financiar. Negociatat pritet të hyjnë në fazë vendimtare gjatë fillimit të javës, me mundësi reale për arritjen e një marrëveshjeje. Zoom.al/

