Aplikacion
E-albania, si shpeshherë, edhe ditët e fundit ka pësuar probleme duke dështuar në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, nga ato shëndetësore tek taksat e biznesi.
Dhjetëra qytetarë komentojnë në rrjete sociale se si platforma është pothuajse në të gjitha kohërat jashtë funksionit, duke e bërë të pamundur shërbimin. Qytetarët janë të vetëm përballë një platforme digjitale dhe “robotit” të saj, pa asnjë sportel a adresë ku të ankohen.
Ironikisht, një ditë më parë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po fliste se si vendi jonë është bërë “lider” i rajonit për teknologjinë.