Aplikacion
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin e Tiranës ka ndaluar këtë mbrëmje të 19 marsit, nënkomisarin A.E, me detyrë Oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit numër 3 në Tiranë.
Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga nenet 248 dhe 301 të Kodit Penal.
Ndalimi i nënkomisarit A.E është bërë i mundur, pasi dyshohet se më datë 10.03.2026 ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit, të cilit i është gjetur edhe një shkop metalik. Ai dyshohet se ka tjetërsuar provat në këtë rast. Hetimet vijojnë.
“Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale të administrimit të sendit, punonjësi i policisë nuk ka vepruar në përputhje me procedurat standarde të punës duke ndikuar në tjetërsimin e provave“, thuhet në njoftim.