zoom

Të gjitha

Noizy njeriu i konflikteve, por edhe i hiteve / Reperi, së shpejti projektin me këngëtaren e njohur

Një tjetër projekt i ri muzikor do të na shoqërojë gjatë verës 2022. Bëhet fjalë për një bashkëpunim të radhës mes reperit Noizy dhe artistes Xhensila Myrtezaj.

 

Dyshja e famshme e skenës janë në përgatitje të një kënge të re, e cila siç bëjnë të ditur titullohet “Edhe një natë”.“Edhe një natë”, ka shkruar Rigels Rajku (emri i vërtetë) krahas një video -fragmenti të shkurtër në Instagram. Ky nuk ka dyshim se do jetë një hit veror, me komentet e fansave që kanë qenë tejet pozitive.

Noizy ndërkaq së fundmi ka qenë i përfshirë në një përleshje fizike me ish-anëtarin e TBA-së, Kleviol Ahmeti. Kjo duket të ketë nisur si pasojë e disa ngacmimeve virtuale që janë bërë nga Cllevio në drejtim të Noizyt./L.K

/Zoom.al