zoom

Bota

Dy tragjedi në det, mbi 30 emigrantë humbin jetën në Mesdhe dhe Egje

Dy tragjedi në det, mbi 30 emigrantë humbin jetën në Mesdhe dhe Egje

Një tjetër bilanc i rëndë është shënuar në ujërat e Deti Mesdhe, ku emigrantë që tentonin të arrinin Europën kanë humbur jetën në rrethana dramatike.

Pranë ishullit italian Lampedusa, autoritetet bregdetare kanë nxjerrë nga një mjet lundrues trupat e 19 personave. Sipas informacioneve zyrtare, disa të mbijetuar, mes tyre edhe fëmijë, u gjetën në gjendje të rëndë shëndetësore, duke vuajtur nga hipotermia dhe efektet e gazrave të karburantit.

Operacioni i shpëtimit u zhvillua në kushte të vështira atmosferike, me erë të fortë dhe temperatura të ulëta, faktorë që dyshohet se kanë ndikuar drejtpërdrejt në humbjen e jetëve. Zona ku ndodhi ngjarja është një nga korridoret kryesore të migrimit nga Afrika e Veriut drejt Europës.

Një tjetër ngjarje tragjike u regjistrua në Deti Egje, pranë brigjeve të Bodrum. Një mjet i shpejtë me emigrantë nga Afganistani u përmbys gjatë përpjekjes për t’iu shmangur rojes bregdetare turke.

Sipas autoriteteve, varka nuk iu bind urdhrave për ndalim dhe vazhdoi lëvizjen me shpejtësi në det të trazuar, derisa humbi kontrollin dhe u përmbys. Si pasojë, 19 persona humbën jetën, mes tyre edhe një foshnjë, ndërsa rreth 20 të tjerë u shpëtuan./ Zoom.al

Postime të lidhura