Aplikacion
Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur të pajetë brenda një makine në garazhin e një banese në zonën e Pireut, Athinë.
Ata u zbuluan nga babai i të riut, i cili njoftoi menjëherë autoritetet.
Sipas hetimeve paraprake, në trupat e viktimave nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa pista kryesore është helmimi nga gazrat e motorit, pasi automjeti dyshohet se kishte motorin dhe kondicionerin të ndezur në një garazh të mbyllur.
Në këto kushte, ekspertët po shqyrtojnë pistën se gazrat e shkarkimit mund të kenë depërtuar në kabinën e automjetit përmes sistemit të ajrimit, duke bërë që dy të rinjtë të humbnin ndjenjat.
Shkaku i saktë i vdekjes pritet të përcaktohet nga autopsia mjeko-ligjore, ndërsa Policia greke vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.