Aplikacion
Dy të dyshuar u arrestuan dhe u vunë në paraburgim të shtunën në mbrëmje si pjesë e hetimit për vjedhjen e bizhuterive të çmuara nga Luvri në Paris, raportojnë mediat franceze.
Njëri nga prej tyre u arrestua në aeroportin Roissy Charles de Gaulle dhe po përgatitej të hipte në një fluturim për në Algjeri, sipas BFMTV, degës së CNN, duke cituar burime të njohura me çështjen.
Hajdutët shënjestruan Galerinë Apollo të Luvrit në katin e sipërm fundjavën e kaluar, e cila strehon Xhevahiret e Kurorës Franceze.
Gjatë një grabitjeje shtatëminutëshe, ata hynë me forcë në dy vitrina të sigurisë së lartë dhe vodhën nëntë artikuj, sipas ministrisë së kulturës së Francës.