zoom

Slider

Dy humbje radhazi, Tirana shkarkon trajnerin më jetëgjatë te bardheblutë në dekadën e fundit

Tirana ka shkarkuar trajnerin Orges Shehi pas rezultateve të fundit zhgënjyese.

Në seancën stërvitore të së enjtes, fillimisht drejtori sportiv Tefik Osmani, zhvilloi një mbledhje me skuadrën.

Më pas Orges Shehi së bashku me ndihmësin e tij Karapici, takoi të gjithë futbollistët me radhë dhe u larguan nga kompleksi sportiv “Skënder Halili”.

Rezultatet e fundit ishin zhgënjyese për Tiranën, që ka pësuar dy humbje radhazi, por disfata me Laçin nuk u prit mirë nga klubi që vendosi të ndërpresë kontratën me një nga trajnerët më jetëgjatë në stolin e bardhebluve. /zoom.al/