zoom

Aktualitet

Durim Bami mbetet në qeli, rrëzohet kërkesa për arrest shtëpie

Durim Bami mbetet në qeli, rrëzohet kërkesa për arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Durim Bamin, i cili u ekstradua pak ditë më parë nga Dubai drejt Shqipërisë.

I pandehuri nuk mori pjesë personalisht në seancë, por u përfaqësua nga avokati i tij, Ilir Murati. Mbrojtja kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë në një formë më të lehtë, konkretisht “arrest shtëpie”, por trupa gjykuese e rrëzoi këtë kërkesë.

Gjatë seancës, avokati ngriti shqetësimin për sigurinë e klientit të tij, duke pretenduar se në ambientet e Burgut 313 ai mund të përballet me rrezik për jetën. Për këtë arsye, u kërkua që autoritetet të marrin masa shtesë për garantimin e sigurisë së tij.

I njohur ndryshe me nofkën ‘i forti i Niklës’’, Durim Bami është një emër i përfolur dhe shpesh i lakuar nga drejtësia e mediat shqiptare.

Ai njihet gjithashtu edhe për lidhjet e forta të krijuara me njerëz në botën e krimit dhe të politikës./ Zoom.al

Postime të lidhura