zoom

Të gjitha

“Dukagjin Lipa do të ngrejë siparin në Kosovë”/ “Sunny Hill”, sërish objektivi kryesor i Billboard

Media ndërkombëtare “Billboard” i kushtuar sërish një artikull të veçantë Dua Lipës  në lidhje me festivalin “Sunny Hill”. Artikulli ka theksuar bashkëpunimin mes Qeverisë së Kosovës dhe autoritetet lokale për të sjellë në shtëpi një festival ndërkombëtar muzikor.

“Një javë më parë, Sunny Hill Festival njoftoi se po zhvendosej në Shqipërinë fqinje pasi një mosmarrëveshje politike midis partisë në pushtet të Kosovës dhe partisë në pushtet në Prishtinë i pengoi organizatorët të merrnin lejen për të mbajtur festivalin, i cili ka një kapacitet ditor prej 15,000” shkruan Billboard.

Më tej, “Billboard” bën me dije se për organizimin dhe artistët që do të përformojnë në këtë edicion të “Sunny Hill”, si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, Burak, Elvana Gjata, Kida, Ledri Vula, Gheto Geasy dhe të tjerë. Festivali i ka sjellë Kosovës publicitet të paçmuar. Ngjarja u pezullua në 2020 dhe 2021 për shkak të pandemisë. Ndryshe prejt viteve të kaluara Sunny Hill, do të mbahet edhe në Tiranë./L.K

/Zoom.al