zoom

Të gjitha

“Dua të dal”/ Beatrix kërkon të ikë, Arjola e këshillon

Beatrix ka qenë tepër e shqetësuar mbrëmjen e djeshme në lidhje me situatën me Donaldin, ku dhe ka kërkuar të largohet nga shtëpia e “Big Brother”.

Ishte Arjola ajo që e këshilloi duke i thënë të mos shqetësohet fare në lidhje me asgjë dhe ta vazhdojë këtë rrugëtim.

“Vetëm dua të dal nga këtu dhe të shkoj në shtëpi”, u shpreh Beatrix.

“Jo nuk ke për të shkuar, tani qetësohu një herë, shtrihu, pusho dhe nesër ja nisnim nga e para se je dhe e lodhur dhe e stresuar”, i tha Arjola duke e këshilluar.

“Ka ca ditë që jam kështu dhe nuk është se po bëhet më mirë”, i tha Beatrix.