zoom

Lajme

Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës

Dua Lipa merr shtetësinë e Republikës së Kosovës

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa është nderuar sot me shtetësinë e Republikës së Kosovës nga Presidentja Vjosa Osmani.

Në një ceremoni të veçantë, Osmani i dorëzoi Duas dekretin presidencial, duke e cilësuar këtë si një moment historik dhe një nder të veçantë për vendin.

“Mirë se erdhe në shtëpi, Dua!”- shkroi Presidentja Osmani në një postim në rrjete sociale, ku theksoi rëndësinë e këtij akti për kulturën dhe identitetin kosovar. Ajo e quajti Duan një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e Kosovës.

“Dua dhe Kosova kanë qenë gjithmonë të pandashme. Ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga zërat më të fuqishëm në skenat më të mëdha të botës,” – u shpreh Osmani, duke shtuar se mirënjohja për gjithçka që këngëtarja ka bërë për vendin është e pafund.

Me këtë akt simbolik, Kosova i shpreh vlerësimin e saj një artisteje që ka qenë ambasadore e padiskutueshme e kulturës, artit dhe identitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare./ Zoom.al

Postime të lidhura