zoom

Aktualitet

“Dua avokat”- Dosja “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, ja pse u tërhoq avokati i Henrik Hoxhajt! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

“Dua avokat”- Dosja “Plumbi i artë”/ Shtyhet seanca, ja pse u tërhoq avokati i Henrik Hoxhajt! GJKKO pezullon afatet e paraburgimit

Ka dështuar seanca gjyqësore e kësaj të marte në GJKKO për sa i përket dosjes së Plumbit te Artë.

Avokat Gent Rumano mësohet se ka hequr dorë për mbrojtjen e të pandehurit Henrik Hoxhën.

Gjithashtu edhe avokati i caktuar, Shpëtim Kodhelaj ka hequr dorë me arsyetimin se ka qënë se është proces i gjatë dhe nuk marrin pagesat për të vijuar këtë proces pasi janë të angazhuar me gjyqe të tjera.

I pranishëm në sallën e gjyqit kanë qenë Nuredin Dumani, Skerdi Tase si dhe Erion Alibej.

Pjesë nga seanca: 

Henrik Hoxhaj: Doja te kisha një avokat tjetër.

Prokurori Behar Dibra: Ka ngelur pa mbrojtje, por ne kërkojmë vazhdimin e seancës pavarësisht se kjo e bën të pamundur. A je i sigurt? Se ti mund të vish prap dhe na thua te vijojë me Rumano. Kjo sjell tejzgjatje të kota.

Henrik Hoxhaj: Dua avokat.

Prokurori Behar Dibra: Të pezullohen afatet e paraburgimit në këto kushte dhe e shtyjmë. S’kemi cfarë të bëjmë

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë seancën e sotme dhe të pezullojë afatet e paraburgimit. Ndërkohë seanca e radhës është vendosur më datën 10 Korrik, në orën 10:00.

Postime të lidhura