Aplikacion
Pasi qarkulloi fotoja e ish-ministrit Saimir Tahiri me Klement Balilin dhe Safet Bajrin, ku ishin ulur të gjithë bashkë duke ngrënë drekë të bollshme në qelinë e burgut, reagoi Drejtoria e Burgjeve, duke konfirmuar vërtetësinë e saj.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, kjo foto është shkrepur nga personeli i saj, gjatë inspektimeve rutin që kryhen në qeli.
Fotoja e bërë në burgun e Kosovës, në Lushnje, nxiti reagime në rrjet, duke ngritur dyshime Saimir Tahiri dhe eksponentët e njohur të botës së krimit, Klement Balili e Safet Bajri, kanë një trajtim të veçantë në qeli, ndryshe nga njerëzit e zakonshëm.
Por Drejtoria e Burgjeve pretendon se vaktet ushqimore shërbehen njësoj për këdo të burgosur, në dhomë.
Reagimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve:
Dëshirojmë t’ju informojmë se personat në fotografi, në kohën kur është bërë kjo foto, vuanin dënimin me statusin e ‘të burgosurit’ në IEVP ‘Kosova e Lushnjes’.
Këta të burgosur kanë qenë të akomoduar në të njëjtin sektor dhe është e rëndësishme të theksojmë se në këtë IEVP, ushqimi shërbehet gjithmonë në dhomat e të dënuarve, pasi nuk ekziston një ambient i veçantë (menzë kolektive) për ngrënien e ushqimit, por konsumohet vetëm në dhomat e tyre.
Në lidhje me pretendimet për pije alkoolike, është e dukshme që në tavolinë janë shishe me ujë, si dhe gota me pije freskuese.
Në asnjë rast nuk ka pasur shkelje, dhe në bazë të rregulloreve, konsumimi i verës apo pijeve alkoolike është i ndaluar në të gjitha IEVP-të në vendin tonë.
Fotografia në fjalë ka qënë pjesë e disa fotografive të bëra nga personeli i IEVP “Kosovë e Lushnjes”, gjatë ndjekjes së një dite normale në Institucion, konform rregulloreve ne fuqi.
Në të njëjtën kohë, dëshirojmë të bëjmë të ditur se ky institucion është përgjatë gjithë kohës i monitoruar nga SHKBB dhe mekanizmat monitorues.
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës