zoom

Sport

Dramë në Angli dhe delir në Madrid e Mynih! Titujt e disa mediave për mbrëmjen e Champions

Të dalësh nga Champions League në këtë formë, për me tepër me të dy ekipet, Manchester City dhe Arsenal, nuk të lë një shije të mirë, në Angli është përjetuar si dramë nga të përditshmet angleze: “Dhimbje e vërtetë”, shkruan “StarSport”.

Lojërat e fjalëve me emrin e Realit, gjëjnë hapësirë thuajse në të gjithë mediat angleze:

“Agoni e vërtetë”, shkruan “Daily Mail”. Krejt ndryshe është atmosfera në radhët e mediave spanjolle, kualifikimi i Realit për në fazën gjysmëfinale ka sjell festë:

“Madridi nuk vdes kurrë”, ky titull i AS tregon qartë atë që përfaqëson Real Madrid, titulli më pikant në të përditshmet spanjolle.

“E pabesueshme”, shkruan “Sport” në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Pep Guardiola-s. “Rroftë mbreti”, shkruan “Marca”. /ZOOM.AL/