zoom

Aktualitet

Dosja “Revanshi”/ SPAK kërkon 127 vite burg për 12 të akuzuarit, mes tyre edhe Shullazi, Rraja dhe Avdyli

Dosja “Revanshi”/ SPAK kërkon 127 vite burg për 12 të akuzuarit, mes tyre edhe Shullazi, Rraja dhe Avdyli

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në gjykatë për një prej fraksioneve të dosjes së njohur si “Revanshi”, ku në total janë kërkuar më shumë se 127 vite burg për 12 persona të akuzuar.

Të pandehurit po gjykohen me procedurë të shkurtuar dhe akuzohen për përfshirje në veprimtari kriminale, konkretisht për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjeve.

Sipas kërkesës së prokurorëve, për Astrit Avdylin dhe Emiljano Shullazin janë kërkuar nga 15 vite burg secili, të cilat për shkak të gjykimit të shkurtuar reduktohen në 10 vite.

Ndërkohë, për Naim Stafuka dhe Xhelal Rraja janë kërkuar nga 9 vite burg, që përkthehen në 6 vite heqje lirie.

Për Gjergj Cukalin, i njohur si një nga personazhet problematikë në Tiranë, prokuroria ka kërkuar 10 vite e 6 muaj burg, ose 7 vite pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.

Ndër të tjerët, për Besian Xhixhën, Enver Divëm, Robert Laçin dhe Viktor Imerajn janë kërkuar nga 10 vite burg, që reduktohen në 6 vite e 8 muaj secili.

Po ashtu, për Satilno Bashom është kërkuar një dënim i reduktuar pas gjykimit të shkurtuar, ndërsa për Miri Brulin janë kërkuar 9 vite burg, që konvertohen në 6 vite.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 13 maj, ku pritet që mbrojtja e të pandehurve të paraqesë argumentet përfundimtare përpara vendimmarrjes së gjykatës./ Zoom.al

Postime të lidhura