Aplikacion
Dosja hetimore e kryebashkiakut Erion Veliaj, ka nxjerr në dritë një tjetër rast abuzimi me fondet publike, por këtë herë me paratë e europianëve.
Sipas të dhënave në faqen Open Spending, dy transferta të dyshimta nga bashkia Fier, rezultojnë fonde të instrumentit IPA, fondet e Bashkimit Europian në kuadër të integrimit në BE me një total prej 4.6 mln lekësh.
Kjo transfertë përmendet në dosjen hetimore të Veliajt dhe është publike edhe në faqen e Thesarit.
Rasti i abuzimit këtë herë është në rrethana rënduese, pasi bëhet fjalë për para publike nga taksapaguesit e Bashkimit Europian.


