Aplikacion
Bëhet fjalë për Elvis Roshin, teksa Gjykata dhe Prokuroria e Durrësit e kishin pushuar çështjen ndaj ish-zyrtarit të lartë vendor. Por është GJKKO që me një vendim të fundit duket se gjen elementë të veprës penale dhe hetim të paplotë, duke urdhëruar SPAK-un që të marrë kompetencën.
Kallëzimi ishte bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, që prej vitit 2017, por çështja ishte pushuar dhe Durrësi shpalli moskompetencën. GJKKO vendosi konstatimin të pavlefshëm të vendimit të Gjykatës së Rrethit dhe kalimin e dosjes dhe materialeve drejt Tiranës. vendimi u mor dy ditë më parë dhe konfirmua sot zyrtarisht.
Nnjoftimi zyrtar:
“Në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parëpër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në datë 30.11.2023, është regjistruar kërkesa penale me nr. 23/113 akti, ardhur për shkak të deklarimit të mos kompetencës lëndore nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt:“Pushimin e procedimit penal nr. 317 të vitit 2017, të regjistruar pa autor për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal”, me palë kërkuese Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe kallëzues Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Rudina Palloj, bazuar në nenet 112, 75/a, 128, 128/a, 329, 329/a, 329/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale, me vendimin nr. 23,datë 26.03.2024, vendosi:
-Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me objekt: Pushimin e procedimit penal nr.317 të vitit 2017, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 të K. Penal.
-Kalimin e akteve që ndodhen pranë kësaj gjykate, të përcjella nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për vijimin e hetimeve, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtën e ankimit brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”. /ZOOM.AL/