Aplikacion
Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, sapo ka dalë nga ambientet e SPAK, pasi qëndroi aty për gati 5 orë, teksa po hetohet për një denoncim të KLSH-së, për kohën kur ishte në detyrë, çështje e vitit 2017.
Pasi doli nga zyrat e SPAK, Roshi u pyet nga gazetarët nëse po hetohet për korrupsion.
“Për shkak të hetimit nuk mund të flas”, tha Roshi. Gjithashtu ish-funksionari socialist u pyet nëse po akuzohet për shpërdorim detyre.
Elvis Roshi ka një hetim pas një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, por edhe për disa çështje të tjera, si ajo e pasurisë.
Në fillim Prokuroria dhe Gjykata e Durrësit e pushuan çështjen në fjalë, por pasi e rihetoi Gjykata e Posaçme, vendosi ta rikthejë për investigim në SPAK, duke konstatuar se ka elementë të veprës penale. /ZOOM.AL/