zoom

Aktualitet

Dosja “Babale”/ Avokati mungon për shkaqe shëndetësore, Apeli shtyn përsëri gjyqin ndaj Salianjit

Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm është shtyrë seanca ndaj deputetit të PD, Ervin Salianji, për dosjen “Babale”, ku shkalla e parë e ka dënuar me 1 vit burgim, teksa kërkon pafajësinë.

Në këtë seancë raportohet se për arsye shëndetësore, avokati i tij nuk është paraqitur. Avokati Ledio Braho ka bërë një kërkesë që seanca të shtyhet, kërkesë e cila është marrë në konsideratë.

“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, thuhet në kërkesën e avokatit. Prokurori ka deklaruar se seanca nuk mund të vazhdojë dhe ka kërkuar shtyrjen e procesit në një datë tjetër.

Nga ana tjetër, avokati i Geron Xhafajt ka deklaruar se mungesa e Salianjit është e qëllimtë dhe ka kërkuar caktimin e një mbrojtësi ligjor kryesisht dhe vijimin e seancës.

Edhe seanca e parafundit u shty për shkaqe proceduriale, pasi u kërkua kohë nga një prej avokatëve mbrojtës./ZOOM.AL/