zoom

Aktualitet

Dorëhiqet drejtori i Policisë së Lezhës

Dorëhiqet drejtori i Policisë së Lezhës

Drejtori i Policisë së Lezhës, Islor Islami ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Vendimi thuhet se është marrë pas zbulimit të disa ambienteve të paligjshme për lojëra fati në zonat e Laçit dhe Milotit.

Sipas njoftimit zyrtar, në njërin prej ambienteve në Laç, përveç pajisjeve për lojëra fati, u gjet edhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, si dhe para të gatshme.

Në kuadër të operacionit:

  • u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, ndërsa u procedua penalisht S. Sh., 61 vjeç, pronar i një lokali në Laç ku u sekuestruan 8 makineta, 2 tavolina pokeri dhe lëndë narkotike;
  • u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij në Milot u gjetën pajisje për lojëra fati;
  • u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në ambientin e tij në Milot u konstatuan makineta dhe pajisje të tjera të paligjshme.

Në total, policia sekuestroi 15 makineta, 3 tavolina pokeri, sasi kokaine, shuma parash dhe sende të tjera që përdoreshin për këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Dorëheqja e Islamit vjen në këtë kontekst, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje zyrtare mbi arsyet konkrete të largimit të tij nga posti drejtues./ Zoom.al