zoom

Aktualitet

Dogji 3 makina në seri më 2022 në Shkodër, kapet në arrati 48-vjeçari me tre identitete (EMRI)

Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, njoftuan sot se kanë zbardhur djegien e 3 automjeteve, sulm kriminal i kryer më datë 23 dhjetor 2022, në lagjen “Ndoc Mazi”.

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi me tre identitete Frak Ndoja, (F. B., F. K.), 48 vjeç, banues në Shkodër.

“Nga hetimet dyshohet se më datë 23.12.2022, rreth orës 03:20, në lagjen “Ndoc Mazi”, 48-vjeçari ka djegur me lëndë djegëse (benzinë), automjetin tip “Benz” në pronësi te shtetasit A. D., automjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit K. D. dhe automjetin tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit K. L.”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Kapja e të dyshuarit u bë pas informacioneve të inteligjencës operative për vendin se ku fshihej prej kohësh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. /ZOOM.AL/