zoom

Lajme

Dodik arratiset nga Bosnja në Serbi, më pas shfaqet në Izrael

Dodik arratiset nga Bosnja në Serbi, më pas shfaqet në Izrael

Presidenti i entitetit të Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik ka arritur të largohet nga vendi, pavarësisht se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest.

Ai ka udhëtuar fillimisht për në Serbi nga ku ka fluturuar më pas për në Izrael.

Pas zbarkimit në Izrael, Dodik dërgoi një mesazh në rrjetin social X dhe tha se respekton thellësisht historinë dhe vendosmërinë e Izraelit.

Avokati i Dodik thotë se vendimi nuk ka ardhur i gjykatës nuk është përfundimtar dhe se ai mund të apelojë.

“Unë kam filluar një vizitë në Izrael, një vend, forcën, historinë dhe vendosmërinë e të cilit e respektoj thellësisht. Izraeli tregon se liria dhe siguria nuk kanë çmim dhe se një popull që e di se kush është – nuk pranon të jetë as një objektiv, as një vartës, shkroi ai.
Ai shtoi gjithashtu se Republika Srpska dhe Izraeli mbrojnë njëri-tjetrin pa kërkuar falje.

Ashtu si Izraeli mbrohet pa falje, po ashtu edhe Republika Srpska mbron të drejtën e saj për të ekzistuar, vendosur dhe ruajtur besëlidhjen e të parëve të saj. Serbët dhe hebrenjtë janë popuj që u përpoqën të zhdukeshin plotësisht – dhe ata mbijetuan. Kjo është arsyeja pse ne e kuptojmë njëri-tjetrin. Dhe kjo është arsyeja pse ne qëndrojmë së bashku”.

Sipas të dhënave Milorad Dodik është planifikuar të marrë pjesë në Konferencën kundër Antisemitizmit në Jerusalem, Izrael, më 26 dhe 27 mars.

Largimi i Dodikut shkaktoi reagim të Policisë Kufitare në Bosnjë-Hercegovinë, ndërsa ka nisur një hetim se si ai mundi të kalojë kufirin.

Postime të lidhura