zoom

Ide & Blog

Do zoti të rroj e nga” lypsare” ta shoh veten zonjë!

Nga Irena Beqiraj

Teksa punoja në studion time , dëgjoj që në dhomën e ndenjes buciste zëri I Edi Ramës .

Dal nga studio e punës edhe gjej mamanë duke parë diskutimin në Parlament .
“I vështirë fjalimi I Ramës moj bijë , shifrat i përdori ashtu si një i dehur përdor një shtyllë , e përdor për mbështetje, jo për ndriçim.

Foli për rritjen e PBB-së që rritet sa herë unë paguaj mjekun privat, por nuk shpjegoi sesi pensionistët e urrirur mund të ushqehen me statistika.

Foli për lemoshën e fund vitit dhe zuri be e rrufe, që mandatin e katërt do të punojë për pensionistët të cilët nuk emigrojnë dot .

Si grua e shkolluar në ekonomi ja kuptoj edhe hallin . Catia e shtëpisë rregullohet në kohë të mirë . Edhe ky Kryeministër në tre mandate krijoi vetem varësi nga gënjeshtra, edhe sot, nuk e thotë dot të vërtetën pa gënjyer” .

Edhe cila është e vërteta -e pyes e cuditur ?!

Me ekonominë që ngriti në 12 vjet, edhe me politikat që propozon Ramës nuk do ti mjaftonte as mandati I 6 -të nuk për të rritur pensionet . E sado që unë të rrojë nuk do të mbrijë kurrë që nga lypsare ta shoh veten zonjë !

Ule pak zërin ja ktheva – kujdesu për veshët ! Meqë e ke ndarë mendjen të presësh rritjen e pensionit do te duhet dëgjimi akoma për një kohë të gjatë.

Postime të lidhura