zoom

Aktualitet

“Do vras politikanët”, burg për 36-vjeçarin nga Lezha që u kap me arsenal armësh

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Antonio Leka, i cili u arrestua 2 ditë më parë teksa lëvizte me armë dhe municione luftarake.

“Isha nisur për të vrarë politikanët”, tha ai gjatë arrestimit të cilit iu sekuestruan një sasi e madhe armatimi pranë një servisi në ishull-Shëngjin. Antonio Leka u kap me arsenal armësh dhe i veshur me anti-plumb.

Avokati i tij Eduart Karaçi ka kërkuar ekzaminim të situatës së klientit të tij me pretendimin se në momentin e veprimeve të tij ka qenë në gjendje jo të mirë psikologjike.

Atij i janë sekuestruar arsenal armësh, municion luftarak, dylbi, antiplumb, helmetë, thikë, lëndë narkotike, rroba kamuflazhi ushtarake dhe sende të tjera. Kanë qenë familjarët e 36 vjeçarit që kanë lajmëruar policinë pasi e kanë parë duke futur armë dhe municione në fugon.

Në makinë ka hyrë dhe e ëma, e cila në momentin e ndalimit është munduar ta mbrojë duke deklaruar se armët janë të sajat dhe se i dispononin pasi punonin me forcat e ushtrisë. 36 vjeçari akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,“Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përgatitja e kushteve për vrasje”.