zoom

Aktualitet

Djali e kërkonte, 67-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuar

Një 67-vjeçar është gjetur i pajetë nga familjarët në rezervuar. Mësohet se ai u gjet të enjten. Paraprakisht për largimin nga banesa të 67-vjeçarit kishte bërë kallëzim në polici djali i tij.

Deri më tani dyshohet se 67-vjeçari është mbytur në rezervuar. Kjo pasi nga këqyrja paraprake e kufomës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera. Viktima ishte nga Prrenjasi./Zoom.al