Aplikacion
“Bella Hadid bëri ëndrrat e mia realitet. Jashtëzakonisht mirënjohëse. Kaq shumë dashuri. Bella në VMAs me një veshje nga koleksioni Vjeshtë-Dimër 2020 i shfaqur në Fashion East.” – shkruan Nensi.
View this post on Instagram
Nensi ka përfunduar studimet Bachelor në Kolegjin e Modës në Londër, ndërsa është diplomuar në studime pasuniversitare në Central Saint Martins, pjesë e Universitetit të Arteve në Londër.
1 vit pas kësaj ngjarje të bukur në karrierën e saj,Nensi është bërë pjesë e 9 finalistëve të ‘’LVMH Prize for Young Fashion Designers’’.
LVMH is pleased to announce that the final of the 8th edition of the LVMH Prize for Young Fashion Designers will take place on Tuesday, 7th September 2021 at the Louis Vuitton Foundation.
Learn More : https://t.co/msyAZhzN2V#LVMH #LVMHPrize pic.twitter.com/4AahNxZrDB
— LVMH (@LVMH) July 22, 2021
‘’LVMH Prize for Young Fashion Designers’’
U krijua nga LVMH në 2014, si një iniciativë për të ndihmuar dizenjuesit e rinj të talentuar.
LVMH i dhuron finalistit një grant prej 300 mijë eurosh dhe i ofron asistencë në krijimin e kompanisë së tij për një periudhë kohore prej 12 muajsh.
Finalistit i ofrohet asistencë në në të gjitha pjesët e ekspertizës për të krijuar një Shtëpi Mode duke nisur nga produksioni dhe distribuimi,imazhi dhe komunikimi,marketing,prona intelektuale etj.
LVMH
LVMH Moët Hennesy Louis Vuitton është një grup francez, i drejtuar që nga viti 1989 nga Bernard Arnault,personi më i pasur në Francë dhe Europë. LVMH është grupi më i madh i mallrave të luksit në botë, i cili përbëhet nga 75 brande të ndryshme botërore të cilat janë të ndara në pesë divizione të ndryshme:
Aktivitetet e tjera përfshijnë:
LVMH është kompania më me vlerë në Europë me një fitim vjetor 264 miliardë euro.
Përgatiti për Zoom.al, Alesia Doçi