Aplikacion
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, doli sot në një konferencë të radhës për mediat, ku ka folur për situatën politike, ekonomike dhe jo vetëm.
Mes të tjerash ai i është përgjigjur interesit të gazetarëve edhe për çështjen e fundit familjare të deklaruar nga vetë ish-presidenti, në lidhje me kërkesën me divorc ndaj Monika Kryemadhit.
I pyetur nëse Kryemadhi vijon të jetë pjesë e PL, meta u shpreh se kjo parti është një forcë politike europiane që nuk ndikohet nga raportet personale.
“Jemi parti europiane. Raportet personale nuk identifikohen me ato politike. Kushdo që zbaton Statutin e PL, është më PL dhe i ftuar të jetë aty apo edhe t’i bashkohet kësaj partie”, tha Meta. /ZOOM.AL/