Aplikacion
Më pak se një vit pasi finalizoi divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Ben Affleck, Jennifer Lopez ka folur hapur nëse do të shkojë drejt altarit për herë të pestë.
“Mendoj se kam mbaruar me këtë”, i tha JLo turmës pasi lexoi një tabelë me një propozim martesë në koncertin e saj më 16 korrik në Bilbao të Spanjës.
Ndërsa shtoi: “E kam provuar disa herë”.
Përveç martesës me Ben, 55-vjeçarja ishte e martuar me Ojani Noa nga viti 1997-1998, Cris Judd nga viti 2001 deri në vitin 2003, si dhe ka binjakët 17-vjeçarë Max dhe Emme me ish-bashkëshortin e saj Marc Anthony, me të cilin u divorcua në vitin 2014 pas 10 vitesh bashkë.
