zoom

Aktualitet

Ditën e krimit udhëtuan bashkë/ Si doli zbuluar vrasësi i Xhuljan Bullarit

Zbulohet taktika që përdori policia për të zbuluar autorin e vrasjes së Xhuljan Bullarit. 25-vjeçari u gjet i vrarë në makinë dhe menjëherë policia dyshoi se autori ishte një mik i afërm ose familjar.

Mësohet se u mor aparati celular i 25-vjeçarit për të nxjerrë të gjitha kontaktet dhe policia bëri një listë me miqtë e familjarët e viktimës.

Lindën dyshimet se vrasësi ishte i njohur me Bullarin dhe rezultoi se Selmanaj ishte pasagjer në automjetin e drejtuar nga 25-vjeçari, madje kishin udhëtuar bashkë.

Për motive të dobëta, 39-vjeçari e qëlloi në kokë të riun duke e lënë të vrarë, teksa pas 4 ditësh u arrestua larg nga vendi i ngjarjes, në “Bllok” të Tiranës.

Postime të lidhura